Flash News

E-TJERA

Shkullaku dhe Bushati, refuzuan të dorëzojnë materialin, GJKKO vendos sekuestro të databazës së 910 mijë votuesve

Shkullaku dhe Bushati, refuzuan të dorëzojnë materialin, GJKKO
Armand Shkullaku dhe Andi Bushati

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, të dorëzojnë databasën me të dhënat personale të 910 mijë personave.

Drejtuesit e portalit, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë refuzuar t’i dorëzojnë materialin GJKKO për të ruajtur burimin.

Për këtë arsye, GJKKO ka vendosur sekuestro të databazës dhe pritet të shkojë te zyrat e “Lapsi.al” për materialin. 

Prej disa ditësh në fokus të debatit është përdorimi i të dhënave personale të votuesëve. Të dhënat janë marrë nga portali e-Albania dhe janë përdorur për qëllime elektorale.

 

Të fundit