Flash News

E-TJERA

"Pranoi ekstradimin në rrugë jozyrtare", Goxhaj tregon pse paditi Ulsi Manjën në SPAK

"Pranoi ekstradimin në rrugë jozyrtare", Goxhaj tregon pse

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, paditi një ditë më parë ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

I ftuar në Euronews Albania, Goxhaj tha se arsyeja se pse ka paditur Manjën është kërkesa për esktradim, që sipas tij Ministria e Drejtësisë, nuk duhej ta kishte pranuar pasi kishte ardhur në rrugë zyrtare.

Goxhaj tha se kërkesa nuk ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, por ka ardhur nga Gjykata speciale me seli në Hagë.

“Shkelja nis me pranimin e kërkesës. Ministria nuk duhet të kishte pranuar e cila nuk ka ardhur në rrugë zyrtare, pra siç e përcakton ligji në republikën e Shqipërisë. Ministria është obliguese të zbatojë ligjin në republikën e Shqipërisë. Në këtë rast ligji në Republikën e Shqipërisë është marrëveshja e ekstradimit me shtetin e Kosovës, që është ligji numër 2/ 2013, ligji numër 3/ 2013. këto përcaktojnë qartësisht se çdo kërkesë duhet të kalojë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, e ajo e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë.

Kërkesa nuk ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, por ka ardhur nga Gjykata speciale me seli në Hagë. Në këtë moment duke qenë se është shkelur kjo procedurë, kërkesa është nul, ministri duke qenë se nuk është karrocier. Ai ka qenë me profesion jurist, ka mbi 15 vite prokuror dhe normalisht e di shumë mirë se si funksionon procedura. Ai i ka pranuar këto letra. Pranimi i letrave në mënyrë jo të rregullt solli pjesën tjetër që ndodhi. Ministrisë nuk i kushtonte asgjë të thoshte që kërkesa nuk është e rregullt. ajo mund të vinte prap, por duke qenë se nuk erdhi në rrugë të ligjshme, kjo e bën të paligjshëm si kërkesën si arrestimin tim më pas”, tha Goxhaj.

Të fundit