Flash News

E-TJERA

"Droga e sekuestruar siguron 84 mandate", Artan Hoxha: Ata që e humbën mos jenë stresuar aq sa të urdherojnë atentat

"Droga e sekuestruar siguron 84 mandate", Artan Hoxha: Ata që e

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar pas kapjes së rreth 200 kg kokainë ditën e sotme në portin e Rinasit. Sipas tij, droga e kapur sot, së bashku me kokainë e kapur rreth 10 ditë më parë, kap një vlerë tregu prej  19 milionë eurosh, e mjaftueshme për të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por 84 dhe pa u lodhur fare.

Përmes ironisë, Hoxha bën një paralelizëm me kontrollorët e Rinasit, ku shkruan se ata të Durrësit paguhen 5 herë më pak.

"Kokaina e kapur brenda 10 diteve te fundit në Durres, ka nje vlere tregu prej 19 milione eurosh.
Nje shifer e majme per te garantuar ne zgjedhjet e 25 prillit, jo 74 mandate, por edhe 84 mandate parlamentare pa u lodhur fare...
Besoj se ata, qe kane humbur dy ngarkesat e fundit te kokaines, te mos jene stresuar aq shume, sa te urdherojne atentatin e radhes...
Per ata, qe u jane premtuar para në shkembim të votes.
Mos harroni ti merrni parate para se te votoni, sepse po i late per mbas votimit??!!
Ka shkuar keq puna, ben vaki dhe nuk i merrni fare" shkruan Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit