Flash News

E-TJERA

Droga në qymyr, Lala: Dyshohet se është porositur nga një kompani shqiptare që merret me krom

Droga në qymyr, Lala: Dyshohet se është porositur nga një

Një ditë më parë, në Portin e Durrësit u sekuestruan më shumë se 53 pako kokainë e fshehur në dy çanta në një anije që transportonte rreth 6.500 ton qymyr e cila vinte nga Kolumbia drejt vendit tonë.

Ndryshe nga rastet e tjera, kur droga gjendej e fshehur në kontejnerët e bananeve, këtë herë transportuesit përdorin teknikën e kamuflimit në qymyr.

E ftuar në ‘Open’ në News 24, gazetarja Klodiana Lala hodhi dyshime se qymyri mund të jetë porositur nga një kompani shqiptare e cila merret me krom, ndërsa shtoi se dyshohet që të ketë ende sasi droge në dërgesën me qymyr.

Lala tregon se teknika e re e përdorur mund të mos jetë rastësore, pasi ka dyshime që të ketë pasur informacion paraprak se lidhet me një grup kriminal të strukturuar.

“Është një anije që ka qymyr, është e hapur, nuk është e ndarë në paleta, nuk ka pasur ndalesa në porte të tjera, është nisur në 26 prill nga Kolumbia dhe ka mbërritur në 16 maj në Durrës, sot është konstatuar droga, dyshohet për kokainë, e ndarë në 53 pako, kapiten një shtetas rus, ndërkohë gjithë ekuipazhi sot është marrë në pyetje. Ende se dimë sa është sasi në total, deri nesër mbrëma mund të përfundojë shkarkimi i gjithë sasisë së qymyrit dhe ka dyshime se mund të kemi ende sasi droge në të.

Në pjesën dërrmuese sasitë e kokainës kanë hyrë në Shqipëri përmes kontejnerëve të bananeve. Në informacionet e mia është një kompani që merret me kromin dhe për këtë arsye ka porositur këtë sasi të madhe qymyri, kam përshtypjen që është kompani shqiptare, por nuk mund të jap më tepër detaje.

Kjo është hera e parë që droga kapet në qymyr, në këtë mënyrë nuk dedektohet sepse nuk kalon në skaner qymyri. Edhe pse policia nuk e pranon, është tentuar të shitet si aksion rastësor, por nga informacionet që kam nuk është rastësi, ka dyshime se ka pasur informacion paraprak se ka të bëjë me një grup të strukturuar kriminal”, tha Lala.

Të fundit