Flash News

E-TJERA

Vdekja e Denis Ruçit, i ati grevë urie para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Vdekja e Denis Ruçit, i ati grevë urie para Parlamentit grek: Dua

Babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë, ka nisur që prej së hënës një grevë urie përpara parlamentit grek, në sheshin Syntagma, në Athinë.

Siç shkruajnë mediat greke ai kërkon leje për zhvarrosjen e trupit të të birit, kërkesë kjo që është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Larisa.

Ai shprehet se ka dyshime serioze mbi identitetin e trupit që iu dorëzua si i biri, duke pretenduar se qeveria greke e ka mashtruar.

Sipas tij, ka shumë mundësi që trupi i Denis Ruçit është djegur plotësisht gjatë aksidentit, për shkak të lëndëve të fuqishme djegëse, dhe se nuk ndodhet në varrin ku prehet.

“Nuk dua më heshtje. Dua të zhvarros trupin. Nuk jam i bindur që është djali im. Dua të di të vërtetën, edhe nëse ajo më shkatërron,” është shprehur ai për mediat greke.

Familja Ruçi prej dy vitesh ka kërkuar transparencë dhe verifikim të ADN-së, por pretendon se nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Ngjarja tragjike në Tempi tronditi Greqinë në shkurt të vitit 2023, kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke lënë mbi 57 të vdekur, shumica të rinj studentë.

Të fundit