Flash News

E-TJERA

"Duam drejtësi", maturantët të ulur këmbëkryq para MASR: Të ulet pikësimi për provimin e Matematikës ose do bojkotojmë provimin e radhës

"Duam drejtësi", maturantët të ulur këmbëkryq

Maturantët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar për provimin e Matematikës dhe kanë bllokuar rrugën e “Durrësit.

"Duam drejtësi", maturantët të ulur këmbëkryq

Maturantët pretendojnë se provimi i Matematikës ishte i vështirë, i pabazuar në literaturën. “Pyetjet nuk përputheshin me modelin e nxjerrë”, shprehen maturantët. Në kërkesën e tyre është që të rishikohen pikët ose përsëritjen e testit. Ndërkohë, më herët QSHA iu përgjigj maturantëve lidhur me pretendimet e tyre, duke theksuar se nuk kishte asgjë jashtë programit.

Nga ana tjetër maturantët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave.

"Duam drejtësi", maturantët të ulur këmbëkryq

Maturantët janë ulur këmbëkryq para ministrisë dhe të gjithë në kor thërrasin "Duam drejtësi".

“Uljen e pikësimi, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant për mediat.

Maturantët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimin e radhës që është dhe provimi final, ai me zgjedhje.

Të fundit