Flash News

E-TJERA

“Duan që të vdesin prindërit në një ditë”, qytetarit nuk i çregjistrojnë nënën e vdekur në Durrës

“Duan që të vdesin prindërit në një

Emisioni “Stop” në Tv Klan gjendet në Durrës për problemin e qytetarit Mehmet Billa. Ai tregon se në vitin 2002 ka humbur babain, por për arsye personale nuk e ka ndjekur vetë procedurën e çregjistrimit të tij ndaj sot, pas 23 vitesh, babai figuron i gjallë. Për të zgjidhur këtë problem i thonë që duhet t’i drejtohet gjykatës.

Në qershor 2025 Mehmeti thotë se humbi edhe nënën, por gjendja civile e Durrësit nuk ia bën çregjistrimin të ndjerës, pasi e ndjera rezulton e martuar. “Stop” shkon në Gjendjen Civile në lagjen nr. 14, ku përgjegjësja e zyrës thotë se  po bëhen verifikimet në Arkivën e Durrësit dhe atë të Kukësit, nga ku ka ardhur familja në fjalë, për ndonjë akt vdekjeje.

Përgjegjësja, Gjendja Civile Durrës: Problemi qëndron se këta kanë një shtetas që ka vite që ka vdekur dhe është i paçregjistruar. Meqë e kemi konstatuar këtë rastin, që është i paçregjistruar, unë kam ndjekur procedurën, kam dërguar email në 2 arshiva, në Arshivën e Kukësit, ku këta kanë ardhur me leje banimi dhe në Arshivën e Durrësit. Të dyja zyrat janë në verifikim e sipër. Po të bëhet kjo shtetase e fundit, që ka vdekur, ta bëjmë të çregjistruar, statusi i gjendjes civile së saj, do të ngelet në aktin e vdekjes e martuar, ku ndërkohë duhet të jetë e ve, meqë ka vdekur bashkëshorti. Kukësi jo, edhe Durrësi nuk ka.

Pasi mori përgjigje negative, punonjësja vijoi me çregjistrimin e nënës së ndjerë me status të martuar, pasi bashkëshorti i saj rezulton i gjallë në gjendjen civile. /tvklan.al

Të fundit