Flash News

E-TJERA

"Duart e Krimit mbi financat publike"/ SPAK nis verifikimin e tenderave në Fier, pas thirrjes së Petro Koçit

"Duart e Krimit mbi financat publike"/ SPAK nis verifikimin e

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimin e deklaratës së deputetit të zgjedhur të PS-së, Petro Koçi, i cili më 16 Korrik i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë në qytetin e Fierit lidhjet e botës së krimit të organizuar me institucionet publike.

Lajmin e ka konfirmuar për News24, kreu i SPAK, Arben Kraja.

Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, duke theksuar se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës kanë legalizuar subjekete biznesi që fitojnë tendera publikë. Sipas deputetit socialist, këtë ata e realizojnë nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar ose pronarët e subjekeve të biznesit.

Të fundit