Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Dumani “dorëzon” edhe të vëllain: Është përfshirë në atentatin e trefishtë të Bradasheshit
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka “dorëzuar” autoriteteve edhe vëllain e tij. Ai ka rrëfyer se Dashamir Dumani ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë të ndodhur në Bradashesh ku u vranë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë.
Sipas tij, vëllai i tij ka informacione për këtë ngjarje dhe se vetëm ai mund të japë sqarime më të detajuara për atentatin. Në deklarimet e tij para agjentëve të Byrosë Kombëtare Hetimore, Dumani ka thënë se i vëllai ka marrë pjesë në atentat.
Gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e “Plumbit të Artë” dhe informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit.
Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.