Flash News

E-TJERA

Dumani dorëzon SPAK-un: Jam ndeshur me presione të mëdha

Dumani dorëzon SPAK-un: Jam ndeshur me presione të mëdha

Altin Dumani i ka kaluar stafetën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Brahos.

Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbylli një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale.

Ai shtoi se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione. 

“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time. Ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me presion të mëdha. Kemi punuar me profesionalizëm. Sot SPAK është më i besueshëm. Ju falenderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë”, tha Altin Dumani.

 

Të fundit