Flash News

E-TJERA

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Gjatë 2024-ës kemi patur presioni politik, mediatik dhe kriminal

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Gjatë 2024-ës kemi patur presioni

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024, duke vënë theksin tek sfidat me të cilat përballet struktura që drejton.

Në fjalën e tij, Dumani deklaroi se gjatë vitit të kaluar, një ndër problematikat kryesore ka qenë presioni i jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe nga krimi i organizuar, çka sipas tij, “rrezikon drejtpërdrejt integritetin institucional të prokurorëve të posaçëm”.

Sa i përket çështjeve që lidhen me pasuritë virtuale, Dumani tha se aktualisht SPAK nuk disponon një protokoll të posaçëm për ruajtjen e kriptovalutave, por kjo mungesë është përballuar përmes bashkëpunimit me autoritete të huaja.

"Gjatë vitit 2024 problematikë ka qenë presioni i jashtëm nga aktorë politike, mediatikë dhe krimi pasi dhe rrezikon integritetin institucional të prokurorëve.

Mungesa e ligjit për statusin prokurorëve pas mandatit pasi krijon pasiguri, mungesa e këshiltarëve ligjor të prokurorëve që ndikon në cilësinë e hetimeve, numri i ulët i referimeve nga institutcionet për korrupsionet mbetet shqetësues. 

Nuk ka protofol pë rruajtjen e kriptovalutave por me vështirësi e kemi zgjidhur pasi kemi bashkëpunuar me autoritete të huaja", tha Dumani. 

 

Të fundit