Flash News

E-TJERA

Dumani pret në SPAK të ngarkuarën me punë të SHBA, ambasada zbardh takimin

Dumani pret në SPAK të ngarkuarën me punë të SHBA,

E ngarkuara e SHBA me punë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim sot me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ambasada e SHBA në Tiranë zbardhi takimin dhe thekson se ndër të tjera u fol edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë", njofton ambasada e SHBA. 

Të fundit