Flash News

E-TJERA

Durrësi me ritme të ngadalta, disa KZAZ pezullojnë numërimin

Durrësi me ritme të ngadalta, disa KZAZ pezullojnë numërimin

Ndonëse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bëri thirrje për të mos ndërprerë numërimin e votave, në qarkun e Durrësit ky proces po ecën me ritme të ngadalta.

Disa KZAZ kanë pezulluar numërimin. Kështu, në KZAZ nr. 23 është ndërprerë prej orës 23:00 dhe nuk dihet nuk dihet kur do të nisë procesi.

Po ashtu edhe KZAZ nr. 21, ka pezulluar numërimin për të paktën disa orë.

Ndërkohë, KZAZ nr. 24 ka bërë me dije se do të jetë pushim deri në orën 07:00 të mëngjesit. Deri tani janë numëruar 300 kuti nga 481 në total.

PS dominon në Durrës, ku ka marrë 50.15% të votave ose 8 mandate.

Ndërsa PD ndjek me 41.51% ose me 6 mandate. Nga ana tjetër LSI me 6.23% të votave nuk merr mandat deri tani.

Të fundit