Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të vënë nga qeveria e Kosovës, kur qytetarët serbë do të mund të regjistronin makinat e tyre me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Nga data 16 dhjetor veturat që mbajnë targa me iniciale të qyteteve të Kosovës, targa të lëshuara nga zyrat paralele serbe, si KM, PR, PZ, DE, UR, do të konsiderohen ilegale nga autoritet kosovare.
Zyrtarë të Ministrisë e Punëve të Brendshme, thonë se për bartësit e targave ilegale të veturave, pas datës 15 dhjetor, do të pasojnë fillimisht gjobat dhe më pas nëse ato hasen sërish në rrugë, do të konfiskohen makinat. "Pas datës 15 dhjetor, qytetarët, të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.
Qeveria e Kosovës, fillimisht e kishte caktuar datën 01.12, për konvertimin e targave të serbëve, por, e shtyu afatin deri më 15 dhjetor, pasi ishin vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim në veri të Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë serbë kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi. Që nga viti i shkuar janë gjithsej 4.210 konvertime të tabelave në RKS.
Qeveria e Kosovës: Vendosja e ligjshmërisë
Sipas Qeverisë së Kosovës, i tërë ky proces ka për qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në veri të Kosovës, duke pamundësuar kështu funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, ndonëse disa nga ato akoma funksionojnë. Si vendosje e ligjshmërisë shihet edhe vendimi i qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Me 17 dhjetor në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda tre vjet e gjysmë.
Serbia i drejtohet OSBE jo qeverisë kosovare
Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. E pikërisht pse kërkesa serbe ju drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë, bëri që qeveria e Kosovës pa asnjë hezitim të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryengociator në dialog me Serbinë, thotë se "tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut dhe pa një kërkesë zyrtare direkte nga Serbia, atëherë s'mund të ketë vendim”.
"Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve të tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë, duhet që zyrtarisht t'i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje. Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimit të besimit”, ka thënë Besnik Bislimi.
BE me kritika ndaj Kosovës
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, patën konsideruar se vendimi i Prishtinës për "të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nuk është në përputhje me frymën e dialogut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja i pati rekomanduar Kosovës që të rifillojë praktika për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë brenda vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare. "Si rezultat, votuesit serbë do të duhet të udhëtojnë në qytetet e Serbisë jugore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 17 dhjetorit. Ky vendim, nuk është në përputhje me frymën e Dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, pati thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. Serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi, do të mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi edhe nga Kosova, por vetëm përmes postës, apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Kosovë.
Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, njoftoi se më 17 dhjetor, serbët nga Kosova mund ta ushtrojnë të drejtën e votës edhe në qytetet kufitare të Serbisë, Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Në zgjedhjet e fundit në Serbi, në prill të vitit të kaluar, të drejtë vote kishin mbi 93 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës. Por tash sipas të dhënave nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, kësaj radhe ka gati mbi 30.000 votues më shumë, përkatësisht mbi 120 mijë. Në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi. Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës më herët. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020. Këto zgjedhje ishin mbajtur që nga viti 2017, ku në Kosovë hapeshin qendra votimi për serbët që ndihmoheshin nga OSBE-ja. Por, kësaj radhe serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi, mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por, vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Kosovë, apo përmes postës. Me 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, zgjedhje këto të tretat me radhë në Serbi vetëm në tre vjet e gjysmë. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. DW
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10