Flash News

E-TJERA

Dy vrasje në të njëjtin vend/ Detaje të reja nga krimi në Peqin, viktima me precedentë penalë

Dy vrasje në të njëjtin vend/ Detaje të reja nga krimi
Në foto: Viktima Albi Bashaliu

Mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj u vra Albi Bashaliu. Ai u ekzekutua në të njëjtin vend ku vëllai i tij, Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën në qershor të këtij viti. Krimi ndodhi për një konflikt banal të disa viteve më parë mes Bashaliut dhe viktimës.

Nisur nga kjo ngjarje, pista kryesore e hetimit për vrasjen e vra Albi Bashaliut është hakmarrja. Në media kanë dalë detaje të reja për të kaluarën e viktimës. Në vitin 2017, Albi Bashaliu asokohe vetëm 28-vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy bashkëfshatarë pas një konflikti që kishin mes tyre.

Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja, 1 fishek  dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.

Ky i fundit ishte babai i dy fëmijëve të mitur. Policia po punon për kapjen e autorëve, pasi dyshohet se ka qenë më shumë se një person. Menjëherë pas krimit, autorët kanë djegur makinën në afërsi të vendit të ngjarjes.

 

Të fundit