Flash News

E-TJERA

Kush është 35-vjeçari që u ekzekutua në Peqin, vrasja dyshohet për hakmarrje

Kush është 35-vjeçari që u ekzekutua në Peqin, vrasja
Në foto: Leonard Bashaliu, vëllai i viktimës

35-vjeçari që u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit është identifikuar si Albi Bashaliu. Ky i fundit është ekzekutuar me armë zjarri në rrugë. Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë disa persona.

Policia po ushtron kontrolle në të gjithë zonën për të gjetur përgjegjësin/it e vrasjes së 35-vjeçarit. Nga informacionet paraprake që po qarkullojnë në media, dyshohet se Bashaliu është vrarë për hakmarrje.

Kjo pasi vëllai i tij, Leonard Bashaliu ndodhet në burg për vrasje. Ai vrau me armë një 45-vjeçar në muajin qershor pas një konflikti të hershëm për një gërvishtje në makinë.

 

 

Të fundit