Flash News

E-TJERA

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Kurbin, një i plagosur niset drejt Traumës

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Kurbin, një i plagosur

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak kohësh në mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot-Thumanë.

Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njeri nga te plagosurit është dërguar te Trauma. Ndërkohë i plagosuri tjetër po merr mjekim ne spitalin e Laçit dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit