Flash News

E-TJERA

Dy aksidente te “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, 1 i plagosur

Dy aksidente te “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, 1 i
Foto ilustruese

Dy aksidente njëri-pas tjetrit janë regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Lushnje, në vendin e njohur si "Pushimi i Shoferit".

Aksidenti i parë u regjistrua në kahun e lëvizjes drejt Fierit pa hyrë në kryqëzim, ku një mjet tip caddy ka përplasur nga mbrapa një Benz. Si pasojë e përplasjes bëhet me dije se është lënduar një person i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Aksidenti tjetër është regjistruar pak minuta më vonë ku një mjet tip Skoda ka përfunduar tek barriera e hekurt por pa pasoja për jetën e drejtuesit.

Policia po dokumenton të dy aksidentet dhe po stabilizon trafikun e rënduar.

 

Të fundit