Flash News

E-TJERA

Dy ditë pas bllokimit, në orën 09.00 rikthehet normaliteti në aeroportin e Rinasit

Dy ditë pas bllokimit, në orën 09.00 rikthehet normaliteti
Foto ilustruese

Bllokimi i krijuar që prej mëngjesit të së mërkurës në aeroportin "Nënë Tereza" do të marrë fund sot. Duke filluar nga ora 09:00 do të nisin operimet në aeroportin e Rinasit. Lajmin e bëri me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë ato humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Kontrollorët e trafikut ajror pezulluan punën, pasi kërkonin kushte dhe pagë më të mirë.

Për situatën që u krijua, policia arrestoi tre prej punonjësve të Albcontrol-it, ndërsa të tjerët u lanë të lirë. Qeveria reagoi ashpër ndaj vendimit të tyre për të pezulluar punën, duke e cilësuar grusht shteti.

Të fundit