Flash News

E-TJERA

Dy ditë protestë para selisë blu, demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Elezi: Unë luftën time do ta bëj këtu!

Dy ditë protestë para selisë blu, demokratët

Për të dytën ditë radhazi, ish-kryetari i PD-së Kukës Isben Elezi dhe një grup mbështetësish po protestojnë para selisë blu ku kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Ai kërkon që dhe demokratët e tjerë që kërkonin largimin e Bashës të bashkohen para selisë së kësaj force politike.

“Kjo ka për të ndodhur çdo ditë, të jeni të sigurtë në diçka që do të jemi këtu dhe me kalimin e ditëve”, u shpreh Elezi i cili shtoi se dje u tensionua situata.

“Selia blu nuk kontakton me mua që nga 2018-ta. Kam qenë anëtar i PD-së. Kjo nuk është parti personale. Kjo është përdorur shumë herë si parti private. Unë lufën time do ta bëj këtu”, u shpreh më tej ai.

Elezi shton se PD po vret mendjen për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.

“Janë aq mangut me argumenta sa dalin e thonë se Edi Rama na vodhi votat. Ata kanë dështuar me protesta”, u shpreh ai ndërsa shton se Basha e ka shitur partinë që në momentin kur ulet me Damian Gjiknurin, me njerëz që kanë blerë votën.

“Unë nuk di çfarë emri ti vë. Unë nuk e di nëse ka një akt marrëveshje me Edi Ramën, por di që e ka shit”, tha më tej ai.  

Të fundit