Flash News

E-TJERA

Dy makina përplasen në Hamallaj, ndërron jetë pasagjerja

Dy makina përplasen në Hamallaj, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Hamallaj, në Durrës.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një grua.

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia në njoftimin paraprak.

 

Të fundit