Flash News

E-TJERA

Dy muaj pas zhdukjes, policia pa përgjigje për fatin e Ervis Martinaj. Ç’deklaron Rrumbullaku

Dy muaj pas zhdukjes, policia pa përgjigje për fatin e Ervis Martinaj.

Policia e Shtetit ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete për fatin e Ervis Martinajt. Drejtori Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar sërish sot se nuk ka asgjë për të thënë për çështjen e të shumëkërkuarit të policisë.

Një deklaratë të ngjashme dha edhe pak kohë më parë. Në një prononcim për gazetarët, kur u pyet për Martinajn, numri një i uniformave blu tha: Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit. Dyshohet se ai mund të jetë vrarë nga kundërshtarët, ose të ketë inskenuar situatën.

 

Të fundit