Flash News

E-TJERA

"Dy përparësitë e marrjes së dozave nga Turqia", Rakacolli: Rama ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave

"Dy përparësitë e marrjes së dozave nga Turqia",
Mira Rakacolli

Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në fjalën e mbajtur në Komisionin e Ekonomisë tha se kryeministri, Edi Rama, ka meritë të veçantë për sigurimin e vaksinave

Ajo tha se sfida më e madhe e  shteteve është sigurimi i vaksinave. Rakacolli foli për vaksinat kineze, të cilat u morën nga Turqia. Sipas saj, në këtë mënyrë u shkurtua kohë dhe kosto.

Zëvëndës-ministrja theksoi objektivin se deri në fund të majit do të vaksinohen më shumë se 500 mijë persona.

“Kemi parasysh një gjë që unë e thashë më një fjali. Sfida më e madhe është sigurimi i vaksinave. Nuk ka vaksina për të gjithë botën në të njëjtën kohë. Është meritë e veçantë e kryeministrit sigurimi i vaksinave. Kemi dashur në një kohë sa më të shkurtër të sigurojmë doza vaksinash.

E rëndësishme është edhe kosto. Kostoja për ardhjen nga Kina do ishte më e madhe se sa vlera që i morën nga Turqia. Arsyeja pse i morën nga Turqia është se i gjetëm në një kohë shumë të shkurtër. Ato do të jenë të pranishëm deri në fund të majit. Deri në fund të majit do kemi dhe më tepër se 500 mijë persona të vaksinuar”, deklaroi Rakacolli.

Të fundit