Flash News

E-TJERA

"Dy persona humbën jetën, pasi morën vaksinën kineze", mjeku: Të pezullohet procesi dhe investigohen rastet

"Dy persona humbën jetën, pasi morën vaksinën
Foto ilustruese

Mjeku Erion Dasho thotë se duhet pezulluar vaksinimi me CoronaVac. Sipas tij, dy persona kanë humbur jetën nga vaksina kineze.

Ai thotë se për një prej rasteve me të cilin është marrë vetë, humbi jetën një ditë pas vaksinimit.

Mjeku kërkon që këto dy vdekje të provohen që nuk kanë lidhje me vaksinën.

"Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj COVID. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm", shkruan ndër të tjera Dasho.

"Dy persona humbën jetën, pasi morën vaksinën

Të fundit