Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarë “non grata” në Serbi, Ministria e Jashtme thërret për sqarime ambasadorin serb

Dy shqiptarë “non grata” në Serbi, Ministria e Jashtme

Reagon ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas ndalimit dhe largimit nga territori i Serbisë të dy shqiptarëve, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kishin marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Në një njoftim zyrtar, ministria thotë se ka thirrur ambasadorin e Serbisë, Slobodan Vukçević, ku iu shpreh shqetësimi.

"Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.

Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.


Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.

MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd", thuhet në reagimin e MEPJ. 

Të fundit