Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarët tentojnë të djegin me benzinë një të moshuar në Itali

Dy shqiptarët tentojnë të djegin me benzinë një të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy shtetas shqiptarë (babë  e bir), kanë tentuar të djegin me benzinë të afërmen e tyre që jetonin në një shtëpi

Mediat e huaja shkruajnë se e moshuara ka bërë denoncimin në polici, duke theksuar se kishte arritur që t’i shpëtonte një sulmi hakmarrës nga babë e bir.

Ata jetonin në shtëpinë e të moshuarës prej disa vitesh dhe kanë debatuar me të.

Kur të gjithë të afërmit e tjerë në shtëpi kishin fjetur, babë e bir, kanë hyrë në dhomën e gjumit të gruas me një bidon me benzinë, duke synuar t’i vinin flakën.

Sapo ndjeu aromën e benzinës, gruaja ka bërtitur dhe ka dalë jashtë, duke i shpëtuar kështu sulmit.

Të fundit