Flash News

E-TJERA

Dy të rinj shqiptarë hynë për të grabitur banesën e të moshuarit në Greqi, njëri e qëllon 10 herë me thikë

Dy të rinj shqiptarë hynë për të grabitur banesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Greqi. Dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 25 vjeç dhe 18 vjeç, kanë tentuar të grabisin banesën e një 73-vjeçari.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.

Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste ndihmë, duke u shembur përtokë në shtëpinë më të afërt që gjeti. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni.

Të fundit