Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, vihet nën hetim mjeku në Tiranë

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, vihet nën hetim mjeku

Një tjetër rast shqetësues vjen nga sistemi shëndetësor. Një mjek në Tiranë është vënë nën hetim, pasi një paciente ka kallëzuar se është ngacmuar prej tij para një ndërhyrjeje mjekësore.

Sipas denoncimit, gjatë vizitës dhe përgatitjeve për operacion, mjeku nuk ka respektuar rregullat e etikës profesionale.

Policia njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Gj., 44 vjeç.

Të fundit