Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ra në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin

Dyshohet se ra në lumin Seman, rinisin kërkimet për

Kanë rinisur kërkimet për 26-vjeçarin i cili dyshohet të ketë rënë bashkë me mjetin e tij në lumin Seman.

Polumbarët e RENEA-s kanë rifilluar kërkimet në ujërat e Semanit, ku dyshohet se ka rënë mjeti me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.

Dyshimet u ngritën pasi të dielën rreth orës 4 të mëngjesit u raportua se parmakët e hekurt të Urës së Mbrostarit ishin shkatërruar. Në vend u gjet edhe në targë e cila pas verifikimit, idenitifikoi edhe 26-vjeçarin që dyshohet të ketë rënë në lumë.

Polumbarët kërkan dje mbylljen e digës së Gramshit, pasi hapja e saj riste nivelin e ujit dhe e bënte të pamundur vijimin e kërkimit për 26-vjeçarin.

Një tjetër, pistë që policia po heton është edhe largimi i 26-vjeçarit nga vendi i ngjarjes.  Pavarësisht kontaktimit nga ana e policisë telefoni i 26-vjeçarit del i fikur.

Të fundit