Flash News

E-TJERA

Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, polici transportohet me urgjencë në spital

Dyshohet se u rrëzua nga biçikleta, polici transportohet me

Një polic 55-vjeçar dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë dhe është dëmtuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi.

Gjithashtu mësohet se ai po transportohet me ambulancë në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Reagimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2023, rreth orës 21:50, në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta shtetasi H. H., 55 vjeç (punonjës Policie), dhe po transportohet me ambulancë në spitalin “Nënë Tereza”, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit