Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
E copëtoi makina e mishit, kjo është gruaja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Greqi
Gruaja që shihni në foto është Ana, 50-vjeçarja shqiptare që u bë copë-copë nga makineria e mishit në Greqi.
E ndjera po pastronte makinerinë e mishit por makineria i tërhoqi flokët e më pas e copëtoi të gjithën. E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën.
“Vajza po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm për gazetën greke ”Protothema”.
Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane. Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç.
.