Flash News

E-TJERA

E diela nis me aksidente, 18 persona të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

E diela nis me aksidente, 18 persona të plagosur, mes tyre dhe

Kjo e diel ka nisur me aksidente. Deri më tani raportohet të kenë ndodhur 3 aksidente.

Së fundmi policia bën me dije se një makinë tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motor me drejtues shtetasin D. H.

Drejtuesi i motorit  u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.08.2023, rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident i dyfishtë në Shkopet, makina del nga rruga, tjetra përfundon në liqen, 2 të plagosur

Po asjytu dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit.

Pak më para Politiko.al raportoi dhe një aksident të ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Po ashtu në vendin e quajtur "Safari park", Fier, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip "Mazda", me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Të fundit