Flash News
Video/ Braçe mësyn pa leje te “Sterilizimi”, fyen dhe ofendon deputetn e PD
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
“E dija që ishte gabim”, pranon McGonigal: Kam punuar të fus njerëz në listën e sanksioneve të SHBA
Ish-agjenti i kundërzbulimit në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) Charles McGonigal, është deklaruar fajtor në akuzat e lidhura me punën e tij oligarkun rus Oleg Deripaska.
Ky rast e ka shokuar FBI-në, ku McGonigal, i cilësuar edhe si miku i kryeministrit Edi Rama, i ka hetuar operacionet ruse për shumë vjet.
Sipas medias amerikane Inner City Press, në Gjykatën e Qarkut të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, u mbajt një akuzë nga gjyqtarja e magjistraturës Sarah L. Cave, ndaj ish-agjentit të FBI-së, McGonigal, për ndihmën e oligarkut rus Deripaska në shkelje të sanksioneve amerikane dhe pastrim parash.
Ai ka pranuar se ka punuar për të futur njerëzit në listën e sanksioneve të SHBA.
“Unë pranova të mbledh informacione me burim të hapur për një konkurrent biznesi të Oleg Deripaska, në përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve të SHBA. E dija që ishte gabim. Dua t'ju falënderoj që më trajtuat me drejtësi”, ka deklaruar McGonigal.
McGonigal, fillimisht është akuzuar nga një juri e madhe për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane.
Prokurorët kanë dyshuar se McGonigal dhe një ish-diplomat rus, janë paguar më shumë se 200.000 dollarë për të kryer punë për Deripaskan, një manjat të pasur rus, i cili konsiderohet njeri i Kremlinit.
Deripaska është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Tregtisë më 2018.