Flash News

E-TJERA

"E ka mbushur kupën!", deputeti kërkoi izolimin, Meta sfidon PS-në: Zero shans! Le të vijnë

"E ka mbushur kupën!", deputeti kërkoi izolimin, Meta sfidon

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e deputetit socialist Bujar Çela, i cili i kërkonte kushëririt të tij, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, “izolimin e Presidentit Meta pasi e kishte mbushur kupën.”

Në një prononcim për mediat, Meta ka sfiduar socialistët kur tha se: “Presidenti këtu është gjithmonë. Dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans! Izolimi i Shqipërisë nga Europa është qëllimi. Le të vijnë që të zënë këtë institucion.”

“T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëve dhe të gjitha policive në botë, s’e Presidenti këtu është gjithmonë. Dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shans! Izolimi i Shqipërisë nga Europa është qëllimi. Presidentin këtu e kanë. Le të vijnë që të zënë këtë institucion. Unë i kam thënë të gjithë Shqipërisë dhe Botës se qëllimi është zhytja e Shqipërisë, izolimi.”, tha Meta.

Mes të tjerash kreu i shtetit u kthye pas në kohë kur Berisha mbylli marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. “Presidenti ka këto pyetje e fakte; në 2006 kryeministri Sali Berisha pas rrotacionit që erdhi në Shqipëri, ai shpartalloi bandat dhe goditi kriminalin dhe mbylli marrëveshjen e stabilizim asociimit me BE. Kjo marrëveshje do të ishte miratuar 3 vite më parë. Kjo marrëveshje do miratohej në dhjetor të atij viti dhe erdhi Romano Prodi dhe i bëri thirrje kryeministrit që mos të pengonte reformat. Në 2001 nuk ekzistojnë as Serbia as Mali i zi. Berisha e mbylli këtë marrëveshje, Serbia mbas tij. Mali i Zi i çeli negociatat, po ashtu dhe Serbia në 2014”, pohoi ai.

Të fundit