Flash News

E-TJERA

"E kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, detaje nga krimi në familje; konflikti për mobilje të reja

"E kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të

Detaje të reja janë bërë publike nga krimi në familje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Fabjan Vukaj vrau motrën e tij Diana Vukaj dhe e mbajti për tre ditë të pajetë në shtëpi.

55-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe luante shpesh bixhoz. Në banesë policia gjeti 6 shishe birrash, që dëshmon se në momentin që ka kryer krimin, ai ka qenë i dehur.

Fabjan Vukaj jetonte i vetëm dhe ishte edhe i papunë. Ishte motra e tij, ajo që i dërgonte para çdo muaj, rreth 300 euro. Diana Vukaj kishte disa ditë që kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Shkodër. Ajo kishte porositur mobilje të reja për shtëpinë, ku banonte i vëllai si dhe për një shtëpi pushimi në Velipojë.

55-vjeçari kishte telefonuar para disa ditësh kompaninë imobiliare dhe i kishte fyer. Dyshohet se ai nuk ishte dakord me rimobilimin e shtëpisë dhe donte që paratë t'i merrte vetë. Kjo ka sjellë edhe konflikt mes tyre, që ka çuar në vrasjen e Diana Vukajt.

Autori i krimit ka telefonuar sërish kompaninë imobiliare, duke iu dhënë se, "a doni me fol me motrën time, nuk keni ku ta merrni, s’keni shans të flisni më me të”. Në këtë mënyrë ai ka nënkuptuar se e kishte vrarë.

Pas krimit ai kishte dalë në lagje dhe iu thoshte fqinjëve  se, “e kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, por ata nuk e kishin marrë seriozisht, duke ditur se ka qenë i dehur.

 

Të fundit