Flash News

E-TJERA

"U kërcënua për të favorizuar Veliajn", kush është gjyqtarja që liroi nga qelia Redi Mollën

"U kërcënua për të favorizuar Veliajn", kush

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, liroi këtë të premte nga qelia Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, duke zbutur masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës vendimi për lirimin e Mollës është marrë me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, një emër i dëgjuar më herët në çështjet e Veliajt dhe aferat që ky i fundit akuzohet si i implikuar.

Olldashi ishte gjyqtarja e cila do të shqyrtonte çështjen e Veliajt pas arrestimit të tij, ndërsa ka pasur denoncime se ajo ka marrë asokohe mesazhe kërcënuese.

Ka qënë deputeti demokrat Belind Këlliçi ai i cili në shkurt të 2025, pak pas arrestimit të Veliajt, deklaroi se gjyqtarja Olldashi ka marrë kërcënime për të shkelur ligjin dhe për favorizuar Veliajn dhe grupin e tij.

"Burimet tona informale na vënë në dijeni se ndaj gjyqtares Olldashi kanë filluar mesazhet, si joshëse ashtu edhe kërcënuese, për të favorizuar Erion Veliajn dhe grupin e tij kriminal dhe për të anashkaluar ligjin, siç është bërë shumë herë për megaaferat e këtij të fundit, përfshi Inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe aferën kriminale 5D",- deklaroi asokohe Këlliçi.

E njëjta gjyqtare është ajo e cila sot ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Veliajt, Redi Mollën. Ndryshimi i masës së këtij të fundit është bërë me pretendimin se ishte i sëmurë nga zemra. 

 

 

Të fundit