E-TJERA

"E kisha zili...", Robert Ndrenika flet pas ndarjes nga jeta të Muharrem Fejzos: Humbje për artin! E njoha që kur isha fëmijë

"E kisha zili...", Robert Ndrenika flet pas ndarjes nga jeta të
Foto Ilustruese/ Aktori Robert Ndrenika, gjatë një dalje në skenë

Ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Muharrem Fejzo i ka shprehur edhe aktori, Robert Ndrenika. Në një komunikim për News 24, Ndrenika shprehet se me Fejzon është njohur që fëmijë dhe ka punuar me të në disa projekte.

Sipas aktorit, shuarja e figurës së njohur të kinematografisë shqiptare është një humbje për artin.

“E njoha Fejzon që kur isha fëmijë. E shihja të luante në teatër dhe e kisha zili. Me Fejzon kam qenë te filmi ‘Kapedani’. Kujtoj me respekt punën me Muharrem Fejzon. Punova me Fejzon  edhe te ‘Fije që priten’. Humbja e Fejzos, humbje për artin. I shpreh ngushëllime familjarëve të Fejzos!”, deklaroi ndër të tjera Ndrenika.

Ditari politik

Të fundit