Flash News

E-TJERA

“E kishin masakruar”/ Të afërmit e 89-vjeçarit që u dhunua për vdekje: Tentuan ta grabisnin dhe para një jave, të njëjtat persona

“E kishin masakruar”/ Të afërmit e 89-vjeçarit

89-vjeçari, Çaush Shehaj humbi jetën në spital, pasi u dhunua nga dy grabitës, të cilët vodhën në orët e para të mëngjesit një shumë parash në banesën e tij.

Të afërmit e të moshuarit kanë thënë për mediat se banesa e Shehajt u tentua të grabitej edhe një javë më parë dhe nuk u mor asnjë masë Asqeri Çela, nipi i 89-vjeçarit kërkoi drejtësi.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtë, ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave, dhe nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë. Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.

Ndërsa një i afërm tjetër ka treguar se grabitësit kishin ushtruar mbi të moshuarin dhunë barbare.

“Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën dhe dhunë.

Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë. Jemi indinjuar, por shteti, nëse ka shtet e ligje, të të vrasin në shtëpinë tende… E kanë vrarë në dy të natës, e kanë shëmtuar dhe masakruar nga fytyra, e brinja”, tregoi i afërmi.

Të fundit