Flash News

E-TJERA

E konsideroi humbje jete, Rama "kthen pllakën": BE të drejtoj gishtin nga Serbia për vrasjen e Afrim Bunjakut

E konsideroi humbje jete, Rama "kthen pllakën": BE të

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me zv.kryeministrin Antonio Tajani, i kërkoi BE-së që të akuzojë Serbinë për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ngjarjet e fundit në Kosovë janë skenari më i keq dhe ka nevojë që BE të angazhojë të gjitha instrumentet demokratike.  

Qëndrimin tonë për herë të parë në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së është e cila jo se në vetvete ka problem pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit.

Ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me BE-në pa parë një deklaratë të dytë që adresohen zhvillimet e ditëve të fundit. Është vrarë një efektiv i policisë së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht për të ushtruar terror në Kosovë që është pasuar edhe me shpalljen e një ditë zie në Beograd."

Por çfarë e bëri Ramën të ndërroj mendje, pasi vetë ai në reagimin e tij të parë nuk e konsideroi vrasje por "humbje jete".

Madje kryeministri ka zgjedhur të  fshij nga llogaria e tij zyrtare e "facebook" reagimin për vrasjen e Afrim Bunjakut.

"Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.", shkroi Rama në facebook.

E konsideroi humbje jete, Rama "kthen pllakën": BE të

Të fundit