Flash News

E-TJERA

“E-mailet nga Nju Jorku i kam me emra”/ Si iu përgjigj Meta akuzave se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

“E-mailet nga Nju Jorku i kam me emra”/ Si iu përgjigj Meta

Ilir Meta ka hedhur poshtë pretendimet se është i përfshirë në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ai akuzoi Autoritetin e Dosjeve për manipulim, ndërsa shtoi se Lindita Nikolla zbaton vetëm urdhrat e Edi Ramës.

Kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se nuk ka patur komunikim me Autoritetin e Dosjeve dhe se nuk ka marrë asnjë njoftim nga ai institucion.

“Asnjë komunikim nuk kam pasur unë me autoritetin e dosjeve. Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a ka në personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar.

Po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca e mbani mend si e këputën studentët? Desh këputën dhe të gjatin ata po ai kishte Lulushin. Se gjysmën e qeverisë me këtë pulën e hoqen ata, tani kanë ndryshuar gjërat. Parlamenti i ri do merret me gjëra të mëdha.

Revolucioni do jetë i pamëshirshëm për të gjithë ata që shkelin kushtetutën e ligjin jo vetëm për Esatin që është tërësisht i pashpresë”, tha Meta.

Ky i fundit përmendi, por pa dhënë detaje që i kanë ardhur disa e-maile nga Nju Jorku.

“Nuk ka nevojë për ligj, le ta ndryshojë që sot. Kush i ka penguar. Parlamenti të merret me letrën për çështjen e detit. Le të më thërrasi dhe mua aty si President se i kam të dokumentuara të gjitha. Të fillojë me e-mailet nga Nju Jork që i kam me emra. Ato janë çështje pastaj. Autoriteti ti bëjë që sot publike dokumentet. Aa do devijojnë vëmendje nga aferat që i janë qepur. Monika nuk i ndahet. E ftuën në pritë ata të dy”, tha Meta.

Ky i fundit shtoi se ka shumë persona me të njëjtën emër si ai, ndëtsa shtoi se në ato vite ka qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë.

 

 

Të fundit