Flash News

E-TJERA

E moshuara ndërroi jetë nga i ftohti, OSHEE: Banesa u raportua e mbyllur

E moshuara ndërroi jetë nga i ftohti, OSHEE: Banesa u raportua e

Një 66-vjeçare ka gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi OSHEE i kishte prerë energjinë e elektrike, duke i hequr kështu mundësinë për të siguruar ngrohje me elektricitet.

Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Dasko, ka reaguar lidhur me rastin duke thënë se e moshuara ishte debitore për një periudhë të gjatë kohe dhe se herën e fundit që punonjësi kishte lexuar sahatin, e kishte raportuar banesën si objekt të mbyllur pa njeri.

Sipas tij, kontrata e 66-vjeçares është lidhur në vitin 2018 dhe është ndërprerë më pas në vitin 2020. Fasko thotë se nuk ka pasur kërkesë nga familjarë të viktimës për të bërë lidhjen sërish.

“Dua të sqaroj se kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja në fjalë është debitore edhe aktualisht që po flasim. Ka qenë debitore për një periudhë të gjatë. Ka lidhur një aktmarrëveshje në vitin 2018 të cilën e ka ndërprerë në Janar 2020. Është bërë aktive në muajin Mars dhe është ndërprerë përsëri në muajin Dhjetor të 2020. Pra ka një periudhë mbi një vit e ndërprerë. Nga ana e punonjësit të OSHEE që bën leximin e sistemit të matjes është raportuar objekt i mbyllur dhe nuk banon njeri pasi objekti ka qenë i mbyllur kur punonjësi shkon për leximin e sahatit. Dua të sqaroj se nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjar ose nga asnjë i afërm për lidhje të energjisë për këtë periudhë”, tha Fasko.

 

Të fundit