Flash News

E-TJERA

E moshuara që humbi jetën gjatë rrugës për në spital, nëna e ish-deputetit të PD

E moshuara që humbi jetën gjatë rrugës për në
Foto ilustruese

E moshuara që humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin e Dibrës është nëna e ish-deputetit të Partisë Demokratike Sali Shehu, i cili iu bashkua Partisë Fryma e Re Demokratike e krijuar nga ish-presidenti Bamir Topi.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga të rinjtë e fshatit Limjan, e moshuara nuk mundi t'i mbijetonte të ftohtit.

 Makina u bllokua në mes të borës, çka nuk bëri të mundur që ajo të arrinte në kohë në spital.

 

Të fundit