Flash News

E-TJERA

E motra u arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo

E motra u arrestua për mashtrim, jep dorëheqjen nënkryetari i

Johan Sterjo, nënkryetar i Bashkisë Pogradec, ka dhënë dorëheqjen. Largimi i tij nga posti vjen disa javë pasi motra e tij, Viola Sterjo, u arrestua për mashtrim.

Lajmin e ka bërë të ditur Dega e Partisë Demokratike në Pogradec. Në një postim në Facebook, PD e Pogradecit shkruan se dorëheqja e Sterjos u bë me urdhër nga lart.

“’Dorëheqja’ (me urdhër nga lart) nga posti i Nënkryetarit të Bashkisë Johan Sterjo, edhe pse veç administratës askush në këtë qytet nuk e njeh, është një lajm i mirë për qytetin.

Tani i mbetet të lirojë nga uzurpimi edhe Ujësjellësin e Pogradecit.

Gjithsesi, Sterjo është vetëm një nga problemet e qeverisjes lokale. Problemi më i madh do të largohet me ceremoni në 14 Maj”, shkruan PD në postim.

Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, u arrestua në Korçë nën akuzën e mashtrimit. Në drejtim të Sterjos kanë ardhur një sërë akuzash për mashtrime që iu bënte qytetarëve kundrejt parave.

Sterjo është arrestuar nga specialistët e Krimit Ekonomik në Korçë nën akuzën e mashtrimit. Gjykata e Shakllës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sterjo ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim që qytetarët të caktuar të përfitonin fonde nga shteti.

Të fundit