Flash News

E-TJERA

Mashtrime mijëra euro për të përfituar grante, si ra në pranga ish-drejtoresha e Mjedisit

Mashtrime mijëra euro për të përfituar grante, si ra në

Viola Sterjo, ish-drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, u arrestua sot në Korçë nën akuzë e mashtrimit. Në drejtim të Sterjos kanë ardhur një sërë akuzash për mashtrime që iu bënte qytetarëve kundrejt parave.

Në Prokurorinë e Korçës, më 12 dhjetor 2022 ka bërë kallëzim një qytetar i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe donte të ndërtonte hotel. Qytetari përmes një miku kishte takuar Sterjon, asokohe punonjëse e AKSH-it, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte në AZHBR për të përfituar një grant.

Qytetarii ka dhënë ish-drejtoreshës 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar Sterjon se ka përfituar shuma të ndryshme, fillimisht 9 mijë euro e më pas 28 mijë euro, me qëlim përfitimin e një granti 1.2 milionë euro për të ndërtuar një bujtinë.

Rast tjetër është po në Korçë, ku një qytetar e ka kallëzuar ish-drejtoreshën e Mjedisit se i ka dhënë 160.000 euro pasi Sterjo i kishte premtuar një grant 2.2 milionë euro.

Një tjetër qytetar nga Korça i cili bashkë me dy ortakë do ndërtonte një resort në Voskopojë, i ka dhënë Sterjos 90 mijë euro, ndërsa kjo e fundit e ka mashtruar duke i thënë se e kakryer aplikimin në AZHBR për përfitimin e grantit. Nga shuma prej 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer denoncuesit 20 mijë euro, pasi ky i fundit ishte informuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim për të përfituar grant.  

Të fundit