Flash News

E-TJERA

E porositën shqiptarët? Kapen 11 ton kokainë në Spanjë

E porositën shqiptarët? Kapen 11 ton kokainë në Spanjë

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 11 tonë kokainë në Galicia dhe Valencia të fshehura në kontejnerë detarë nga Amerika Latine.

Nga njëra anë, operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.

Operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave i fundit prej tyre dje në Madrid dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.

Siç theksoi edhe kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta.

Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti, theksoi ai.

Të fundit