Flash News

E-TJERA

E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e

Një person ka dhunuar fizikisht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti pasi ky i fundit i ndërpreu kontratën e punës në këtë ndërmarrje.

Policia njofton se A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë e ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, si dhe e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia.

 

Të fundit