Flash News

E-TJERA

E quajti flamurin shqiptar “leckë”, Hoxha kërkon falje publike: Nuk kisha qëllim ta përdhosja

E quajti flamurin shqiptar “leckë”, Hoxha kërkon falje

Hoxha Mazllam Mazllami nga Prizreni ka kërkuar falje publike pasi fyeu flamurin shqiptar duke e quajtur “leckë” dhe “arrnë”.

Në një reagim për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se ka ndodhur një keqkuptim pasi qëllimi i tij nuk ishte përdhosja e flamurit. Mazllami u shpreh që është keqkuptuar, ndërsa fjalën “bezë” e ka shkruar për të treguar materialin.

“Ka një keqkuptim, flamuri është një beze, nuk ishte qëllimi për të përdhosur flamurin, është gabim të më keqkuptoni. Nëse kam gabuar për termin leckë, publikisht kërkoj falje nëse është keqkuptuar, ndërsa si është shkruar bezë, për të treguar materialin. Qëllimi nuk është për nënçmim të flamurit. Unë vetë jam veteran i UÇK të njëjtin flamur e kam pasur pranë vetes”, tha Hoxha.

Të fundit