Flash News

E-TJERA

E reja tentoi të hidhej nga lumi Buna me 4 fëmijët e mitur, detajet: 27-vjeçarja ishte divorcuar

E reja tentoi të hidhej nga lumi Buna me 4 fëmijët e mitur,

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të vetëmbytet bashkë më katër fëmijët e saj të mitur, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç në lumin Buna.

Mësohet se para se të kryente aktin, e reja kishte telefonuar një familjar për t’i dhënë lamtumirën, por ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë.

Fatmirësisht, patrulla ka qenë shumë afër dhe kanë parandaluar një tjetër tragjedi si ajo e Alma Arrazit, e cila u mbyt në lumin Buna me 3 fëmijët e saj të mitur. 

Burimet bëjnë me dije se 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Ndërkohë, kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte e rënduar.

 

Të fundit