Flash News

E-TJERA

E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi

E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Krujën.

Një grua është ndaluar nga policia pasi akuzohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës”, njofton policia.

Pak orë pasi nëna 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë në lumin Tapizë dhe më pas e ka dërguar në morg.

 

 

 

Të fundit