Flash News

E-TJERA

E rëndë në Siçili, e reja shqiptare bie nga dritarja e çatisë dhe ndërron jetë

E rëndë në Siçili, e reja shqiptare bie nga dritarja e

Ambra Seferi  është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën në Siçili

Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja shqiptare kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.

 

Të fundit